Dërgesë falas mbi 12.000 ALLKëshillim live në WhatsAppTestera falas me çdo porosi

Rreth Nesh

Historia jonë nisi në vitin 2022, me dëshirën për të sjellë në Shqipëri një mënyrë më personale të përjetimit të parfumit. Imagjinuam një butik ku mund të ndalesh, t’i kushtosh kohë vetes dhe të zbulosh një botë aromash që ngjallin kureshtje, emocion dhe dëshirën për të eksploruar.

Ky vizion mori jetë përmes një përzgjedhjeje të kujdesshme të parfumerisë niche: shtëpi parfumesh me identitet të veçantë, krijime me karakter dhe brende ekskluzive për tregun shqiptar. Na tërheqin kompozimet që shprehin një këndvështrim, që guxojnë dhe që lënë pas një përshtypje thellësisht personale.

Për ne, zgjedhja e një parfumi është një takim intim mes aromës dhe njeriut që e mban. E njëjta krijim merr jetë ndryshe mbi çdo lëkurë, duke zbuluar nuanca të reja me kalimin e kohës. Pikërisht aty qëndron magjia: në çastin kur një aromë të duket papritur e njohur, sikur të ketë pritur gjithmonë.

Në butikun tonë, ky zbulim ka ritmin e vet. Ju ftojmë të provoni, të ndiqni kureshtjen dhe t’i jepni çdo arome kohën për të treguar historinë e saj. Me vëmendje personale dhe ndjeshmëri ndaj shijeve tuaja, ju shoqërojmë drejt një zgjedhjeje që ju përfaqëson.

Besojmë në një luks diskret, që ndihet te kujdesi, atmosfera dhe hollësitë. Në kënaqësinë e të zbuluarit diçka të rrallë. Në lirinë për të zgjedhur sipas ndjesisë suaj.

Çdo vizitë është një ftesë për të udhëtuar përmes kujtimeve, emocioneve dhe vendeve ende të pazbuluara.

Where fragrance becomes identity.

Shkruani në WhatsApp